Arrestohet një person në Ferizaj për lëndim trupor, i sekuestrohet edhe një armë
Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 21:30 ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor në një fshat të Ferizajt.
PK-ja bën të ditur se nga i dyshuari 55 vjeç është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë), së bashku me një karikator dhe tre fishekë.
“Nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje familjare, 55-vjeçari ka sulmuar bashkëshorten e tij, ndërsa pas ndërhyrjes, lëndime trupore ka pësuar edhe vajza e tij.
Palët e përfshira janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku janë intervistuar nga njësia e hetimeve”, thuhet në komunikatë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij janë iniciuar dy raste për veprat “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Zëri