Për dy muaj 55 raste të të shtënave me armë gjatë ahengjeve familjare, 48 persona u shoqëruan në Polici
Kronika
August 19, 2026 - 12:14
55 qytetarë kanë raportuar raste të të shtënave me armë gjatë ahengjeve gjatë muajve qershor dhe korrik në Kosovë. Në kuadër të këtyre rasteve, Policia e Kosovës ka shoqëruar 48 persona dhe ka konfiskuar 47 armë zjarri.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se raportimet lidhen kryesisht me të shtënat festive në dasma dhe ahengje familjare.
MPB-ja ka falënderuar qytetarët që kanë raportuar rastet dhe i ka inkurajuar të vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë, në kuadër të fushatës “Festo me zemër, jo me armë”.
Sipas Ministrisë, qëllimi i fushatës është rritja e vetëdijes për rrezikun e keqpërdorimit të armëve dhe krijimi i një ambienti më të sigurt gjatë ahengjeve familjare.