Një femër arrin pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, rasti nën hetime
Një femër ka arritur pa shenje jete në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur dje (e enjte) në orën 20:30, ku viktima femër ka kërkuar ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Viti dhe më pas është transferuar në Spitalin e Gjilanit, ku sipas ekipit mjekësor ka arritur pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse rasti është në hetime.
13.08.2026 - 20:30. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Viti dhe e njëjta është transferuar në Spitalin Rajonal Gjilan, e cila sipas ekipit mjekësor ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në hetime”, thuhet në raport. /Zëri