Arrestohet personi i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt
Foto: Laura Hasani

Arrestohet personi i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt

Kronika August 12, 2026 - 21:03

Është arrestuar personi i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajmin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, i dyshuari është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

"Rasti është duke u trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë, ndërsa pritet të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale në kordinim me Prokurorinë e Shtetit". ka thënë Ahmeti. /Zëri