Shpërthen vetura në Gjilan, një person në gjendje të rëndë
Kronika
August 05, 2026 - 22:53
Një person është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit pasi ka pësuar lëndime si pasojë e shpërthimit të një veture.
Sipas Klan Kosova i lënduari ndodhet në gjendje të rëndë dhe po trajtohet nga ekipi mjekësor.
Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar lidhur me rrethanat e ngjarjes apo shkakun e shpërthimit.