Dyshohet se shtiu me armë zjarri në një aheng në Shtime, shoqërohet në Polici një person
Kronika
August 04, 2026 - 10:22
Një person është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:00, në Shtime, raporton Zeri.info.
“Shtime, 03.08.2026–12:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi në një aheng ka shtënë me armë zjarri. Është sekuestruar një pistoleta dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri