Sulmon zyrtarin policor në Lipjan, arrestohet shtetasi i huaj
Kronika
August 04, 2026 - 10:14
Një shtetas i huaj dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare, në Lipjan.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 00:45, raporton Zeri.info.
“Lipjan / 03.08.2026 – 00:45. Raportohet se i dyshuari mashkull me shtetësi të huaj, në gjendje të dehur, ka sulmuar zyrtarin policor që ishte në detyrë. Zyrtari policor është dërguar për trajtim mjekësor. Po ashtu edhe i dyshuari për shkak të gjendjes së dehur është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Zëri