Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike
Foto: Policia e Kosovës

Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike

Kronika August 04, 2026 - 08:19

Hetuesit e narkotikëve të stacionit policor në Shtime, gjatë zbatimit të planit operativ "Vera 2026" dhe vëzhgimit të zonave të dyshuara, sot, rreth orës 00:55, në fshatin Gllavicë kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja.

Sipas njoftimit të PK-së, gjatë legjitimimit janë identifikuar shoferi i automjetit A.T., 19 vjeç, dhe pasagjeri, 20 vjeç, raporton Zeri.info.

“Gjatë kontrollit fillimisht janë gjetur letra për mbështjelljen e cigareve, ndërsa më pas, gjatë kontrollit të automjetit, në një pako letrash është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike, e llojit marihuanë, me peshë 3.42 gramë. Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor në Shtime. Shoferi i automjetit është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit penal, në procedurë të rregullt "Posedim i substancave narkotike, psikotrope ose analoge". /Zëri