Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, vetura përplas për vdekje këmbësorin
Kronika
August 03, 2026 - 23:58
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, në orët e vona të kësaj të hëne.
Sipas Top Channel, një automjet dyshohet se ka përplasur për vdekje një këmbësor rreth moshës 50-vjeçare, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.
Makina ka përfunduar në anë të superstradës, duke u përplasur më pas me një market.
Policia dhe grupi hetimor janë nisur për në vendngjarje, për të zbardhur të plota shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.