Gjykata liron nga burgu Ilir Beqajn, e kalon në masën “arrest në shtëpi”

Gjykata liron nga burgu Ilir Beqajn, e kalon në masën “arrest në shtëpi”

Kronika July 31, 2026 - 12:05

Gjykata e Posaçme ka vendosur të lirojë nga burgu ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Masa e sigurisë “arrest me burg” është ndryshuar në “arrest në shtëpi”.

Ish-ministri i Shëndetësisë qëndron në paraburgim prej korrikut 2024 për llogari të dosjes SASPAC, në të cilën akuzohet për një sërë veprash penale, duke përfshirë "Korrupsionin", "Pastrimin e parave" dhe "Falsifikimin e dokumenteve". /euronews