Arrestohen dy vëllezër në Deçan, rrahën prindërit e tyre
Dy persona janë arrestuar në Deçan, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë në familje ndaj prindërve të tyre.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 18:20.
Policia bën të ditur se njëri prej viktimave ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor, transmeton Zeri.info.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“Deçan, 30.07.2026 – 18:20. Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë shkaktuar dhunë në familje ndaj viktimave-prindërve të tyre. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri