Kanosi tre zyrtarë policorë, arrestohet i dyshuari në Ferizaj
Kronika
July 24, 2026 - 09:22
Është arrestuar një person, pasi ka kanosur tre zyrtarë policorë në Ferizaj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi nuk i është bindur urdhrit policor dhe më pas ka kanosur tre zyrtarë policorë që ishin në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Gjatë arrestimit i dyshuari kishte rezistuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime, për çka edhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.