Dy gra sulmojnë fizikisht një burrë në Istog
Kronika
July 23, 2026 - 09:10
Të mërkurën rreth orës 21:35 në Istog është raportuar se dy gra kanë sulmuar fizikisht një burrë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Policia bën të ditur se njëra nga të dyshuarat pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetra pritet të intervistohet nesër. /Zëri