Ra nga lartësia, vdes një person në Prishtinë
Një person ka vdekur mbrëmë në Prishtinë në rrugën “Arshi Pipa”, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.
Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.
“Mbrëmë, rreth orës 23:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Arshi Pipa’ në Prishtinë një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Pllana.
Ai ka bërë të ditur se janë duke u bërë të gjitha hetimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Policia, në koordinim me prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Pllana. /Zëri