Dy shtetase të Somalisë hynë ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se u kontrabanduan
Kronika
July 23, 2026 - 09:06
Dy shtetase të Somalisë janë ndaluar në afërsi të pikës së vjetër kufitare Kosovë–Shqipëri, pasi dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 22 korrik rreth orës 23:10. Gjatë intervistimit, dy gratë kanë deklaruar se e kanë kaluar kufirin nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë të paligjshme.
Policia bën të ditur se dyshohet që ato janë kontrabanduar nga persona të tjerë deri në afërsi të kufirit.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. /Zëri