Edhe dy muaj paraburgim për Fatmir Shehollin, i dyshuar për spiunazh
Kronika
July 14, 2026 - 14:04
Gjykata Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të ‘Spiunazhit’ në vazhdimësi, gjyqtarja e procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, përmes Aktvendimit, ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muajve”, bëri të ditur Gashi.