Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua më 5 qershor në Fushë-Kosovë

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua më 5 qershor në Fushë-Kosovë

Kronika July 14, 2026 - 09:26

Një grua ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të pësuara në një aksident trafiku që kishte ndodhur muajin e kaluar në Fushë-Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 5 qershor 2026, rreth orës 14:40, në rrugën "Nënë Tereza" në Fushë-Kosovë.

Policia bëri të ditur se më 13 korrik 2026 gjendja shëndetësore e viktimës, një gruaje kosovare, është përkeqësuar. Ajo është transportuar me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Zëri