Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Kronika July 10, 2026 - 08:38

Gjykata Themelore në Pejë pritet të shpallë sot aktgjykimin në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, ngjarje që tronditi vendin në vitin 2021.

Sipas njoftimit të Gjykatës, shpallja e aktgjykimit do të mbahet duke filluar nga ora 14:30.

Në këtë rast të akuzuar janë Halil Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj, të cilët përballen me akuzat lidhur me vrasjen e trefishtë.