Dy persona rrahin një tjetër në Prishtinë, njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje
Foto: Ilustrim/ Laura Hasani

Dy persona rrahin një tjetër në Prishtinë, njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje

Kronika July 10, 2026 - 09:19

Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi është sulmuar fizikisht nga dy persona të tjerë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 00:50, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari tjetër është në kërkim.

“Prishtinë, 09.07.2026 – 00:50. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore, pasi është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari tjetër është në kërkim”, thuhet në raport.