Bastisje në tri lokacione në Mitrovicë, sekuestrohet një pushkë me tetë fishekë

Bastisje në tri lokacione në Mitrovicë, sekuestrohet një pushkë me tetë fishekë

Kronika July 10, 2026 - 09:24

Pas ekzaminimit të pajisjeve elektronike dhe analizimit të materialeve të nxjerra, Sektori i Hetimeve i Departamentit së Policisë Kufitare, më 09.07.2026, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës lidhur me kontrollin në shtëpi dhe ambiente përcjellëse në tri lokacione të ndryshme në regjionin e Mitrovicës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23.09.2025 – 01:50, në autostradën “Ibrahim Rugova”, Vërmicë – Prishtinë.

Po ashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e një të burgosuri është gjetur dhe sekuestruar një pushkë me tetë fishekë.

Ndërkaq rasti është cilësuar si “Kontrabandim me migrantë, armëmbajtje pa leje, posedim i substancave narkotike”.

“Autostrada Vërmicë - Prishtinë 23.09.2025 – 01:50. Pas ekzaminimit të pajisjeve elektronike dhe analizimit të materialeve të nxjerra, Sektori i Hetimeve i Departamentit së Policisë Kufitare, më 09.07.2026, ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës lidhur me kontrollin në shtëpi dhe ambiente përcjellëse në tri lokacione të ndryshme në regjionin e Mitrovicës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të burgosuri mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pushkë me tetë fishekë. Lidhur me rastin i burgosuri është sjellë nga oficerët korrektues për të qenë prezentë gjatë bastisjes dhe për intervistë, ku pas intervistës i njëjti është kthyer në Qendrën Korrektuese. Lidhur me rastin ‘Kontrabandë me emigrantë’ është ndaluar edhe një i dyshuar tjetër mashkull kosovar, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.