Policia gjobit një motoçiklist për zhurmë dhe prishje të rendit publik në Prishtinë

Policia gjobit një motoçiklist për zhurmë dhe prishje të rendit publik në Prishtinë

Kronika July 03, 2026 - 14:22

Njësiti i Trafikut të kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj drejtuesit të një motoçiklete, pasi ai ka shkaktuar zhurmë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, pas pranimit të informatës dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme, ndaj motoçiklistit është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka inkurajuar raportimin e rasteve të ngjashme, me qëllim të ruajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë publike. /Zëri