Ngjarja e rëndë në Podujevë – kush janë të plagosurit nga shtënat me armë, njëri kalimtar rasti
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku si pasojë e të shtënave katër persona mbetën të plagosur në një incident me armë zjarri.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Fatlumi dhe Fidaim Zejnullahu, i cili gjithashtu mbeti i plagosur në këtë incident, janë vëllezër.
Me identifikimin e Fatlumit, numri i të plagosurve nga kjo ngjarje ka shkuar në katër. Deri tani të identifikuarit janë:
Fidaim Zejnullahu, rreth 36-vjeçar, shtetas gjerman;
Fatlum Zejnullahu;
Agim Xhemaji;
Argjend Islami, kalimtar i rastit.
Policia po vazhdon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dhjetëra prova materiale që pritet të ndihmojnë në hetim.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar me çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.