Syla: Njëri nga të plagosurit është duke iu nënshtruar operacionit, tre të tjerë po ekzaminohen
Kronika
July 02, 2026 - 15:37
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se rreth orës 15:00 kanë pranuar për trajtim katër persona të plagosur me armë zjarri.
Syla tha se të katërtit kanë gjendje të rëndë, por stabile, ndërsa tha se njëri prej tyre është duke iu nënshtruar operacionit, kurse tre të tjerët janë duke u ekzaminuar, raporton Zeri.info.
“Para 30 minutave në QKUK janë sjellë katër pacientë nga lëndimet me armë zjarri, disa prej tyre kanë përfunduar ekzaminimet e nevojshme, gjendja e tyre është stabile, por edhe rëndë, njëri nga ta është dërguar në sallën operacionit, kurse tre të tjerët janë duke u ekzaminuar në Qendrën Emergjente”, tha Syla para mediave.
Ai tha se të gjithë janë të moshës mesatare. /Zëri