Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, Policia nis hetimet

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, Policia nis hetimet

Kronika July 02, 2026 - 09:12

Një sasi tritoli është vendosur pranë një lokali në lagjen “Pavarësia” mëngjesin e kësaj të enjteje. Në zonën e njohur si pranë rrugës së “Cipajve”, i është vendosur tritol një lokali.

Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në lokalin në fjalë. Gjithashtu, është dëmtuar edhe një automjet.

“Sot, rreth orës 03:45, në lagjen ‘Pavarësia 3’, në derën e një lokali në pronësi të shtetasit G.P. është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë, janë shkatuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Euronews.al