Sulmohet me thikë dhe grabitet një shtetase e huaj në Prishtinë
Kronika
July 02, 2026 - 08:46
Një shtetase e huaj është sulmuar me thikë dhe më pas është grabitur nga një person ende i paidentifikuar në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 1 korrikut, rreth orës 22:00.
I dyshuari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, dyshohet se ka sulmuar viktimën me thikë dhe i ka marrë para të gatshme, si dhe një telefon celular.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor, pas të cilit është liruar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit. /Zëri