Nesër pritet të varroset hoxha që u ther për vdekje në Dragash

Nesër pritet të varroset hoxha që u ther për vdekje në Dragash

Kronika June 30, 2026 - 17:10

Një ngjarje e rëndë ka përfshirë Dragashin, mbrëmjen e së hënës dhe mëngjesin e së martës.

Mbrëmjen e së hënës, imami i fshatit Zlipotok të kësaj komune,  Gazmend Tairovci humbi jetën pas goditjes me thikë, nga tashmë i dyshuari i arrestuar, Beshir Hamza.

Sipas burimeve viktima pritet të varroset nesër.

Megjithatë, orari i varrimit të tij nuk është bërë i ditur ende pasiqë trupi i të ndjerit ende ndodhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kurse, si i dyshuar për përfshirje në rast, është arrestuar edhe babai i të dyshuarit, pasi sipas prokurorisë, ai nuk ka ofruar ndihmë. /klankosova