Pas rreth dy ditë kërkimesh, nxirret nga liqeni i Ulzës trupi i pajetë i 37-vjeçarit

Pas rreth dy ditë kërkimesh, nxirret nga liqeni i Ulzës trupi i pajetë i 37-vjeçarit

Kronika June 17, 2026 - 22:18

Është gjetur trupi i 37-vjeçari, Armando Zajsi i cili u zhduk në Liqenin e Ulzës.

37-vjeçari humbi jetën dy ditë më parë pas një aksidenti me mjet lundrues në Liqenin e Ulzës.

Bëhet e ditur se operacioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua me angazhimin e forcave të shumta nga institucione shtetërore dhe vendore.

Në aksion morën pjesë Forcat e Armatosura, Forca Detare, RENEA, Policia e Shtetit, Shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Mbrojtja Civile, si dhe dhjetëra vullnetarë nga zona dhe qytete të tjera. /abcnews