Automjeti i raportuar si i vjedhur gjendet në Gjilan, hetimet zbulojnë elemente të vetëgjyqësisë
Foto: Laura Hasani

Automjeti i raportuar si i vjedhur gjendet në Gjilan, hetimet zbulojnë elemente të vetëgjyqësisë

Kronika June 17, 2026 - 16:51

Një rast i raportuar fillimisht si vjedhje e një automjeti në Gjilan ka rezultuar me dyshime për veprën penale të vetëgjyqësisë.

Sipas njoftimit të PK-së, bëhet e ditur se më 17 qershor 2026 në Stacionin Policor në Gjilan është raportuar një rast i dyshuar i vjedhjes së një automjeti, raporton Zeri.info.

“Pas pranimit të informacionit, hetuesit e Njësitit të Hetimeve në Stacionin Policor në Gjilan kanë ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se nga veprimet hetimore, si dhe nga grumbullimi dhe analiza e provave materiale, janë siguruar prova të arsyeshme që tregojnë se rasti nuk përmban elemente të veprës penale “vjedhje e rëndë”, por ekziston dyshimi për kryerjen e veprës penale “vetëgjyqësi”.

“Automjeti është lokalizuar dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale. Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit për sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave të rastit|, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri