Arrestohet në Vushtrri i dyshuari për dhunimin e një vajze të mitur

Arrestohet në Vushtrri i dyshuari për dhunimin e një vajze të mitur

Kronika June 16, 2026 - 09:48

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, i cili dyshohet se ka dhunuar një femër të mitur.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 15 qershor 2026, rreth orës 15:00.

I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa ndaj të dyshuarit, me vendim të prokurorit, është iniciuar rasti dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Zëri