Rreth 1900 gjoba trafiku e 62 aksidente për 24 orë
Kronika
June 13, 2026 - 14:02
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1880 gjoba trafiku.
Në raport, PK’ja shton edhe se gjatë kësaj kohe ka arrestuar 13 persona, ku, 7 janë dërguar në mbajtje.
Pos këtyre, në raport bëhet e ditur edhe për 62 aksidente trafiku.
