Policia raporton dy raste të dhunës në familje, një grua dërgohet në strehimore
Policia e Kosovës, përmes njoftimit ka bërë të ditur për dy raste të dhunës në familje që janë raportuar të kenë ndodhur në vend.
Sipas njofitmit të PK-së thuhet se rastet janë raportuar të kenë ndodhur në Prishtinë dhe Rahovec, raporton Zeri.info.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë 12.06.2026-12:20. Është raportuar se bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar dhe e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rahovec 24.05.2026-16:50. Është raportuar rasti ku të përfshirë janë një ish qift bashkëshortor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Zëri