Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Kronika September 27, 2026 - 17:20

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”, në Prishtinë dhe Lipjan.

Operacioni është zhvilluar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) nga rajoni i Prishtinës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 160 gramë kokainë, para të gatshme, peshore, pajisje për paketimin e substancave narkotike, si dhe telefona celularë.

Me vendim të prokurorit, tre persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Dëshmitë e sekuestruara gjatë operacionit janë dokumentuar edhe përmes fotografive.