Vetaksidentohet një grua nga Kosova në rrugën Morinë–Kukës
Kronika
June 07, 2026 - 16:49
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Morinë–Kukës, ku një 43-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.
Sipas informacioneve paraprake, gruaja po udhëtonte nga Kosova drejt Shqipërisë me një automjet tip “Volkswagen Polo” me targa shqiptare, kur për arsye ende të paqarta doli nga kontrolli i mjetit.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti ambulanca e Spitalit Rajonal të Kukësit, e cila i dha ndihmën e parë drejtueses së automjetit.
Më pas, 43-vjeçarja u transportua në spital për kontrolle dhe trajtim mjekësor. Gjendja e saj shëndetësore nuk bëhet e ditur, ndërsa rrethanat e aksidentit janë në verifikim. /oranews