Ra nga ndërtesa, vdes një grua në Fushë-Kosovë

Ra nga ndërtesa, vdes një grua në Fushë-Kosovë

Kronika June 06, 2026 - 14:29

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku një grua dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë.

Gruaja nuk ka mundur të përballojë lëndimet dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje dhe se kanë nisur hetimet.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën Abedin Sogojeva në Fushë Kosovë. Viktima (femër ) nuk ka përballuar lëndimet dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, tha Ahmeti. /Zëri