Dyshohet se keqtrajtoi fëmijët e mitur, arrestohet një grua në Graçanicë
Kronika
June 07, 2026 - 08:30
Një grua është arrestuar në Graçanicë nën dyshimin se ka keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur.
Rasti është raportuar me datë 05.06.2026 rreth orës 21:00.
Nga Policia kanë bërë të ditur se të njëjtës i është bërë alkool testi dhe ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit.
“Fëmijëve iu ka dhënë ndihma mjekësore në prani të një punonjësi social. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Zëri