Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prishtinë
Kronika
June 06, 2026 - 20:36
Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të substancave të dyshuara narkotike gjatë një aksioni të realizuar në kryeqytet, në kuadër të planit për parandalimin dhe luftimin e narkotikëve.
Sipas njoftimit, zyrtarët policorë nga Stacioni Veriu, në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, kanë zhvilluar aktivitete operative që kanë rezultuar me sekuestrimin e substancave të dyshuara narkotike.
“Gjatë zbatimit të këtij plani, policia ka ndërmarrë veprime, me ç’rast është intervistuar një person në koordinim me Prokurorin e Shtetit, dhe ndaj tij janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e PK-së.