Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë
Kronika
May 27, 2026 - 21:47
Agron Hajdari është personi që dyshohet se mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.
Sipas informacioneve të Klan Kosovës, ai ka qenë i njohur edhe më herët për organet e rendit.
Viktima, sipas informacioneve, ka qenë në të 40-at.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, personi që ka shtënë me armë ka qenë i maskuar.
Policia dhe prokuroria po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.