Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes tyre dy turistë

Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes tyre dy turistë

Kronika May 27, 2026 - 15:53

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku për pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në të njëjtin kah ku dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën.

Dy prej të lënduarve janë turistë të huaj, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e trafikut në këtë aks rrugor.