Dy ngjarje tragjike në Durrës, dyshohet për vetëvrasje të një burri dhe një gruaje
Kronika
May 25, 2026 - 16:22
Dy ngjarje të rënda janë shënuar sot në qytetin e Durrësit, ku një burrë dhe një grua janë gjetur të vdekur në rrethana të ndryshme, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Sipas të dhënave paraprake, në zonën e ish-Kënetës, një 68-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij nga familjarët. Policia ka bërë të ditur se dyshimet e para lidhen me vetëvrasje me varje.
Ndërkohë, në lagjen 18 të qytetit, një 46-vjeçare dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati, duke humbur jetën në vend.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të dyja rastet, ndërsa shkaqet e këtyre ngjarjeve tragjike mbeten ende të paqarta.