Kërkimet intensive: Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit

Kërkimet intensive: Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit

Kronika May 24, 2026 - 08:19

Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se pas kërkimeve intensive u bë e mundur gjeta e personit, i cili u shpall i zhdukur në fshatin Reçan të Prizrenit.

Në njoftim thuhet se operacioni është realizuar me sukses falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim, zjarrfikësve të Prizrenit dhe Policisë.

“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe përkushtimin në këtë operacion”, thuhet në njoftim.