Zhduket një femër në Obiliq
Kronika
May 22, 2026 - 10:40
Raportohet se një femër është zhdukur në Obiliq.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, rasti ka ndodhur më 20 maj, rreth orës 12:00, ku ka qenë motra, e cila e ka raportuar rastin, pasi kishin qenë së bashku, ku për një moment viktima ishte larguar në drejtim të panjohur dhe nuk kishte mundur ta gjejë më.
Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet.
“Obiliq, 20.05.2026 – 11:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte qenë së bashku me motrën e saj, e cili për një moment ishte larguar në drejtim të panjohur dhe nuk kishte mundur ta gjejë më. Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Zëri