Vrasje në tentativë në Drenas, një person dërgohet në mbajtje
Foto: Laura Hasani

Vrasje në tentativë në Drenas, një person dërgohet në mbajtje

Kronika May 22, 2026 - 11:23

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Drenas.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten në rrugën “Imer Alushani” në ora 00:40, ku u shkatuan vetëm dëme materiale në veturë, raporton Zeri.info.

" Viktima mashkull kosovar raporton se dy të dyshuar, njëri prej tyre i armatosur me një pistoletë, ka shtënë dy herë në drejtim të veturës së viktimës, kurse i dyshuari tjetër me një mjet të fortë ka goditur veturën e viktimës", thuhet në njofitmin e PK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se është arrestuar edhe njëri nga dy të dyshuarit, ku të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar arma pistoletë me një karikator pa fishek.

"Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë", thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri