Asgjësohen 190 krerë, shtohet numri i bagëtive me murtajë në Shkodër

Asgjësohen 190 krerë, shtohet numri i bagëtive me murtajë në Shkodër

Kronika May 20, 2026 - 17:37

Sëmundja e murtajës ka prekur edhe një kope tjetër me bagëti në fshatin Mali i Gjymtit në Shkodër, ku një ditë më parë u konstatuan dhe u asgjësuan disa krerë bagëti.

Sipas Shërbimit Veterinar në Shkodër, deri më tani janë evidentuar dy ferma të prekura me rreth 190 krerë bagëti të imta, të cilat gjatë ditës së sotme do t’i nënshtrohen procesit të asgjësimit sipas protokolleve veterinare.

Ende nuk është bërë e mundur të përcaktohet origjina e infeksionit, pasi mungojnë të dhënat për hyrje-daljet e kafshëve në fermat e prekura.

Ndërsa si masë parandaluese, tregjet e kafshëve të imta vijojnë të mbeten të mbyllura.

Autoritetet loke të bujqësisë bëjnë me dije se fermerët që kanë të matrikulluar bagëtitë do të përfitojnë nga skema e dëmshpërblimit, sipas legjislacionit në fuqi./A2Cnn