Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i dyshuari për mashtrim
Foto: Laura Hasani

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i dyshuari për mashtrim

Kronika May 16, 2026 - 10:32

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 15.05.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar I.E., nga Kroacia për në Kosovë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Mashtrim” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre kroate”, thuhet një njoftim.

I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë rajoni i Prizrenit për vazhdim me procedurat tjera ligjore.