Prishtinë: Një shtetas kinez u grabit për 20 euro nën kërcënimin e thikës.
Kronika
May 16, 2026 - 09:01
Të premten në Prishtinë një kinez ka raportuar se dy persona e kanë kërcënuar me thikë dhe ia kanë vjedhur 20 euro.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të datës 16 maj.
Për rastin thuhet se nuk ka të lënduar, teksa janë arrestuar dy të dyshuarit.
“Nuk raportohet për lëndime. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, theksohet në raport.