Lirohen dy personat e ndaluar lidhur me sulmin e Mehanit në Skenderaj
Kronika
May 15, 2026 - 18:14
Dy personat që ishin ndaluar nga dje për incidentin në Skenderaj ku mbetën të lënduar zëvendësministri Hysni Mehani dhe sekretari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Bahri Zabeli, janë liruar.
Këtë për Dukagjinin e bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.
Preteni, mes tjerash, bëri të ditur se të dy personat që ishin të ndaluar janë liruar me procedurë të rregullt.
Kujtojmë se kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, pritet të intervistohet sot nga hetuesit teksa i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj Mehanit.