Nëna nga Leposaviqi e raporton të zhdukur djalin e saj
Kronika
April 29, 2026 - 10:19
Një grua, shtetase e Serbisë, ka raportuar në Polici djalin e saj të zhdukur.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur më datën 24.04.2026, rreth orës 11:40, raporton Zeri.info.
“Leposaviq, 24.04.2026 - 11:40. Ankuesja femër, shtetase e Serbisë, ka raportuar se ka humbur kontaktet me djalin e saj, viktimën mashkull, po ashtu shtetas i Serbisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri