Arrestohet një person në Drenas, posedonte materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve
Foto: Zëri / Ilustrim

Arrestohet një person në Drenas, posedonte materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve

Kronika April 28, 2026 - 09:00

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, që lidhen me materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Sipas raportit, rasti fillimisht është raportuar më 16 prill 2026 rreth orës 18:00 në Drenas. Pas hetimeve intensive, autoritetet kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, një mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale në fjalë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin, më 27.04.2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.