Vetaksident në rrugën Prishtinë-Pejë [foto]
Kronika
April 28, 2026 - 07:48
Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Pejë.
Lexues të “Zërit”, kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një veturë është rrokullisur, përderisa nuk dihet për të lënduar.
Zeri.info ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës dhe është në pritje të detajeve nga ky aksident.

