Zbulohet municion i kontrabanduar në rajonin e Prishtinës

Zbulohet municion i kontrabanduar në rajonin e Prishtinës

Kronika October 09, 2025 - 12:20

Dogana e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka sekuestruar municion të kontrabanduar në rajonin e Prishtinës.

Ky municion u gjet pas një kontrolli të befasishëm në një subjekt afarist dhe objekteve ndërlidhëse me të, raporton Zeri.info.

“Gjatë kontrollit të objekteve ndërlidhëse të biznesit, është zbuluar dhe sekuestruar një sasi municioni të kontrabanduar të kalibrave të ndryshëm, duke përfshirë municion për armë të gjata dhe për armë gjahu, i cili ishte mbajtur në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Lënda është dokumentuar dhe është njoftuar Prokuroria kompetente, ndërsa Dogana e Kosovës do të vazhdojë hetimet në bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit për të identifikuar burimin dhe destinacionin e këtij municioni të kontrabanduar”, thuhet në njoftim. /Zëri